Sekretari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Bashkim Rrezja, ka deklaruar se partia është e përgatitur maksimalisht për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ai, thotw se LDK-ja do të jetë një nga befasitë e këtyre zgjedhjeve.
Sipas tij, dega e LDK-së në Prizren ka përmbyllur me kohë të gjitha përgatitjet organizative dhe ka hartuar një listë kualitative të kandidatëve për Kuvendin Komunal, si dhe ka prezantuar kandidatin për kryetar të komunës.
Rrezja ka theksuar se fokusi i partisë do të jetë në ofrimin e një alternative të besueshme për qytetarët, me një ekip të përkushtuar dhe vizion të qartë për zhvillimin e Prizrenit.
“LDK në Prizren garon me 45 kandidatë për kuvendarë, me numrin 113 në fletëvotim. Jemi të bindur se qytetarët do ta vlerësojnë seriozitetin dhe përgatitjen tonë”, u shpreh Rrezja.
LDK-ja synon të rikthejë besimin e qytetarëve përmes një fushate të ndërtuar mbi transparencë, përfaqësim të denjë dhe ide konkrete për të ardhmen e komunës./TV Prizreni/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren