Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu ka komentuar dëshminë e dëshmitarit të parë të mbrojtjes ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Kryeziu thotë ish-ndihmëssekretari i shtetit, James Rubin në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e tha atë që shumëkush ka frikë ta thotë.
Postimi i plotë:
KUR DREJTËSIA SHNDËRROHET NË NDËSHKIM
James Rubin, diplomati amerikan që e njeh Kosovën nga Rambujeja e deri te bisedimet e demobilizimit të UÇK-së, tha këtë javë në Hagë diçka që shumëkush ka frikë ta thotë: ish-udhëheqësit e luftës për liri janë mbajtur në paraburgim mbi pesë vjet, megjithëse u dorëzuan vetë, nuk u arratisën dhe nuk paraqitën rrezik për drejtësinë.
Në çdo demokraci funksionale, kjo do të ishte skandal. Paraburgimi është përjashtim, jo rregull. Ta kthesh në gjysmë dekade izolimi pa vendim gjyqësor nuk është drejtësi; është ndëshkim pa fajësi të provuar. Dhe kur një gjykatë që mburret me standardet e saj pranon këtë abuzim, ajo bie ndesh me parimet që pretendon se mbron.
Po, krime janë kryer. Askush nuk e mohon këtë. Por ta shpallësh një lëvizje të tërë çlirimtare — të lindur si përgjigje ndaj spastrimit etnik të Beogradit — fajtor kolektiv, është të fshish kontekstin moral dhe të mohosh të vërtetën historike. E drejta ndërkombëtare duhet të ndajë krimet individuale nga kauza e drejtë në të cilën ato ndodhën. Përndryshe, ajo shndërrohet në farsë që i shërben kujtdo, veçse drejtësisë.
Rubin e tha troç: ky proces po rrezikon të ngatërrojë paraburgimin me fajësinë dhe përgjegjësinë kolektive me atë individuale. Kosova nuk luftoi për të krijuar një mit gjyqësor, por për liri. Dhe nëse sot liria gjykohet si krim, atëherë Serbia po fiton në sallën e gjyqit atë që nuk arriti ta fitonte në fushën e betejës.
Marketing
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren