5.3 C
Prizren
E enjte, 2 Tetor, 2025

Vizitë nga Zvicra: Delegacioni i Meyrin-it dhuron makineri për Malishevën

Një delegacion nga qyteti Meyrin i kantonit të Gjenevës në Zvicër po qëndron për vizitë zyrtare në Komunën e Malishevës, ku është pritur nga kryetari i komunës, Ekrem Kastrati. Me këtë rast, u bë e ditur se pas një miqësie të gjatë ndërmjet dy komunave, së shpejti do të nisin edhe procedurat për binjakëzimin zyrtar të Malishevës me Meyrin-in, raporton PrizrenPress.

Delegacioni nga Meyrin përbëhej nga anëtarët e Këshillit të Kryetarëve, Laurent Tremblet, Xhevrie Osmani dhe Damien Baptiste Boccard, të shoqëruar nga Hysri Halimi, kryetar i shoqatës “Rrethi Shqiptaro-Merinas” dhe anëtar i asamblesë së Meyrin-it, Claudio Angius, drejtor i shërbimit të mirëmbajtjes në Meyrin, Sadik Asllani, ekspert dhe përgjegjës për makineri, si dhe Agim Paçarizi, aktivist nga Malisheva.

Delegacioni solli një donacion të rëndësishëm me makineri moderne për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe hapësirave publike në qytetin e Malishevës.

Kryetari Ekrem Kastrati, në emër të qytetarëve, falënderoi mysafirët për miqësinë e vazhdueshme dhe për mbështetjen konkrete për qytetin

“Pas një miqësie të gjatë, tashmë po hedhim hapat e parë drejt binjakëzimit me Meyrin-in. Ky donacion është një kontribut i çmuar për qytetin tonë dhe dëshmi e miqësisë që po forcohet çdo ditë e më shumë”, tha ai.

Në emër të delegacionit zviceran, Laurent Tremblet shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe vlerësoi zhvillimet e fundit në Malishevë.

“Ndjehemi krenarë që kemi mundësinë të ndihmojmë Malishevën. Investimet e bëra e kanë bërë qytetin më urban dhe modern, dhe ky bashkëpunim është një shembull i fortë i miqësisë sonë të përbashkët”, u shpreh ai.

Për nder të kësaj vizite, Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti një seancë solemne, ku fjalë rasti mbajtën kryetari i komunës Ekrem Kastrati, kryetari i Kuvendit të Komunës Argjend Thaçi dhe Laurent Tremblet në emër të Këshillit të Kryetarëve të Meyrin-it. Të gjithë theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy komunave, duke vlerësuar edhe rolin e madh të mërgatës shqiptare në Meyrin që po kontribuon në këtë partneritet.

Ceremonia e dorëzimit të makinerive u mbajt në sheshin e qytetit të Malishevës, ku pajisjet iu dorëzuan zyrtarisht komunës.

Në kuadër të vizitës, delegacioni nga Meyrin, i shoqëruar nga kryetari Kastrati, vizitoi disa institucione arsimore, çerdhet publike, si dhe shërbimin e zjarrfikësve dhe të shpëtimit, duke u njohur nga afër me funksionimin dhe zhvillimet e këtyre shërbimeve në Malishevë./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Artan Abrashi në takim me gratë prizrenase – Iu bashkohet Albulena Haxhiu dhe motra e artistit të madh, Bekim Fehmiu

Kandidati për kryetar komune në Prizren, nga radhët e Lëvizjes Vertëvendosje Artan Abrashi sot ka takuar gratë prizrenase së bashku me nënkryetaren e Kuvendit...

Totaj dhe Levent Bush së bashku takojnë bizneset e “Jeni Mahallës” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga Levent Bushi dhe kandidatët për Kuvend, zhvilloi takime të ngrohta e mikpritëse me bizneset në lagjen...

Lajmet e Fundit