-2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Vjollca Nikollbibaj Kuzhnini organizoi sesion vedisues për Tetorin Roz në Velezhë

Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Vjollca Nikollbibaj Kuzhnini, ka organizuar për të dytin vit radhazi një sesion vedisues në kuadër të Tetorit Roz – muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit.

Aktiviteti u mbajt në ambientet e Shkollës Fillore “Zef Lush Marku” në Velezhë, ku morën pjesë nxënës, mësimdhënës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Sot pata kënaqësinë që për të dytin vit radhazi të organizoj sesionin vedisues për Tetorin Roz,” u shpreh Nikollbibaj Kuzhnini, duke falënderuar Zotin për mundësinë që të jetë pjesë e këtij misioni të bukur.

Ajo shprehu mirënjohje për drejtorin e shkollës, Zef Spaqi, për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe për Dr. Shpresa Goqen, e cila mbajti një ligjëratë të vlefshme mbi rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Në aktivitet kontribuan edhe Shoqata “Gratë Burrnesha” me bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm, si dhe psikologu Ron Kastrati, i cili mbajti një fjalim motivues për të pranishmit.

Ky sesion është pjesë e përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të fuqizuar gratë në luftën kundër kancerit të gjirit, duke e kthyer Tetorin Roz në një muaj reflektimi, edukimi dhe solidariteti.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Pranon mandatin e dytë si drejtoreshë e Arsimit, Veselaj-Gutaj: Do të punoj për një arsim të fortë, modern dhe të drejtë për të gjithë

Luljeta Veselaj-Gutaj ka pranuar sot mandatin e dytë në detyrën e drejtoreshës së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit. Në një postim në...

Kuvendi Komunal i Prizrenit thërret mbledhjen e parë të rregullt më 16 janar

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka ftuar anëtarët e Kuvendit në mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2026, e...

Lajmet e Fundit