14.6 C
Prizren
E enjte, 9 Tetor, 2025

“Kobra” dënohet me 24 vjet burgim për vrasje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarve: Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në lokalin “Kobra City” më 3 janar 2023. Hoxhaj u dënua me dënim unik prej 24 vjet burgim unik, Roland Susuri u dënua me dënim unik prej 7 vjet burgim, Jesmir Badallaj u dënua me dënim unik prej 2 vjet burgim, Arben Vezaj dhe Burim Mazreku u dënuan me nga 1 vit burgim.

Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kujtim Krasniqi.

Sipas aktgjykimit, Dibran Hoxhaj për vrasje të rëndë u dënua me 23 vjet burgim, për armëmbajtje pa leje me 2 vjet burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 24 vjet burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Roland Susuri për manipulim me prova u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim, për pjesëmarrje në rrahje me 1 vit e gjysmë burgim, dhe për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik me 7 vjet burgim.

Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje u dënua me 1 vit burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Kurse Burim Mazreku për manipulim me prova u dënua me 1 vit burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari Jesmir Badallaj për pjesëmarrje në rrahje u dënua me 1 vit e 6 muaj, kurse për armëmbajtje pa leje u dënua me 10 muaj burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 2 vjet burgim, ku i llogaritet edhe koha e kalaur në paraburgim.

Prezent në shpallje të aktgjykimit ishin prokurorja speciale Habibe Salihu dhe i akuzuri Jesmir Badallaj. Ndërkaq, i akuzuari Hoxhaj nuk ishte i pranishëm në shpallje, me kërkesë të tij, të dhënë në seancën e kaluar ku ishte dhënë fjala përfundimtare.

Roland Surit Gjykata ia caktoi masën e paraburgimit konform dispozitatve ligjore në fuqi.

Pala e pakënaqur ka të drejtë ankse në kohëzgjatje prej 30 ditësh. 

Pala e dëmtuar udhëzohet për relizimin e kërkesës pasurore-juridike në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kurse, armët e  sekuestruara konfiskohen dhe të njëjtat urdhërohen për shkatërrim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren më 3 janar 2023.

Në aktakuzën, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C,  duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Rrahje mes tetë të miturve në Prizren, tre në spital – dy në pranga

Tetë të mitur janë rrahur mes vete në Prizren si pasojë e një mosmarrëveshjeje. Sipas policisë, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë...

Florian Haxha nuk grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës

Mesfushori i djathtë i skuadrës polake, Motor Lublin, Florian Haxha nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet...

Lajmet e Fundit