10 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Shaqir Totaj shpall fitoren në Prizren: Do ta udhëheqim qytetin edhe 4 vitet e ardhshme

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në Prizren, duke e shpallur fitoren e tij në zgjedhjet lokale, raporton PrizrenPress.

Në një postim në rrjetet sociale, Totaj ka falënderuar qytetarët për besimin dhe pjesëmarrjen, duke theksuar se kjo fitore është dëshmi e vlerësimit për punën e bërë gjatë mandatit të tij dhe garanci për vazhdimësinë e zhvillimit të qytetit.

“Të dashur qytetarë të Prizrenit, sot treguam qytetari dhe maturi duke vlerësuar punën e madhe që është bërë në Prizren.
Fitorja e jonë sot është dëshmi e rrugës së sigurtë që do ta ndjekim edhe 4 vitet e ardhshme! URIME DHE FALEMINDERIT”, ka shkruar Totaj.

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet të konfirmojnë përfundimisht se kush do ta udhëheqë Komunën e Prizrenit në mandatin e ardhshëm. Ndërkohë, mbështetësit e PDK-së kanë nisur festimet në qytet, duke shënuar natën e fitores me flamuj e brohoritje./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Defekte teknike në rrjetin e ujësjellësit, ‘Hidroregjioni Jugor’ ndërhyn në disa zona të Prizrenit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes do të zhvillojnë punime...

Boksieri Riad Isufi renditet i 5-ti në Kampionatin Evropian U19 në Çeki

Boksieri i ri kosovar Riad Isufi ka arritur një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Boksit për grupmoshën U19, që po zhvillohet në...

Lajmet e Fundit