9.7 C
Prizren
E diel, 19 Tetor, 2025

Zafir Berisha për balotazhin në Prizren: Do t’i mpreh sërish gërshërët

Zafir Berisha, themelues i iniciativës Bashkimi Demokratik për Prizren, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, duke folur për rezultatin e zgjedhjeve në komunën nga vjen, me ironi ka thënë se do të duhet t’i mprehë sërish gërshërët për çështjen e balotazhit.

Express Kredi nga BiCredit

Në Prizren, në balotazh janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ndërsa iniciativa e Berishës ka rreth 5 për qind të votave në garën për kryetar të komunës.

“Për herë të pestë po më bie t’i çoj gërshërët te kovaçi për t’i mprehur, për këtë çështjen e kryetarit të komunës”, ka thënë Berisha për Periskopin.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Berisha, para disa muajsh, i ndau rrugët me Nismën e Fatmir Limajt, me të cilën kishte bashkëpunuar politikisht për disa vite. Përmes një postimi në Facebook, para zgjedhjeve lokale, ai njoftoi se do ta nisë punën me iniciativën e tij të re.

Berisha i quajti “të mjerë” ata që kanë menduar se ai është investim i dikujt.

“Unë në politikë nuk jam aksidentalisht. Për mua nuk ka investuar askush. Jam ky që jam për shkak të familjes dhe rrethit tim, dhe janë të mjerë ata që mendojnë se në këto zgjedhje kam qenë investim i dikujt”, tha Berisha, duke mos specifikuar me emra se kujt po i drejtohej me këtë mesazh.

Sa i përket mbështetjes në balotazh, ai tha se ende nuk e ka ndarë mendjen, por do të jetë i kujdesshëm se kë do ta përkrahë, duke dhënë tri opsione.

“Do të jem i kujdesshëm në balotazh, sepse Prizreni është qytet i rëndësishëm, nuk është si Dragashi apo Shtimja, por qyteti i dytë pas Prishtinës. Janë tri opsione është Artani, Shaqa, ose mundësia të jem indiferent në këtë betejë politike”, tha Berisha./Periskopi

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Nga Tetova në Prizren, Mustafai: Shoh vetëdijesim tek qytetarët për rëndësinë e votimit

Nga Tetova në Prizren, Jusuf Mustafai erdhi enkas për të votuar. Në një prononcim  Mustafai tha se, për dallim nga vitet paraprake, qytetarët janë më...

Sekuestrohen dy armë dhe 82 fishekë në Korishë të Prizrenit

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në fshatin Korishë të Prizrenit, ku janë sekuestruar dy armë dhe 82 fishekë gjahu, pas raportimit të...

Lajmet e Fundit