3.9 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Peja fiton derbin verdhezi në Suharekë

Derbin e javës së dytë të ProCredit Superligës, e fitoi GO+ Peja, që mundi Golden Eagle Yllin në Suharekë me rezultat 76:71 (21:13, 14:27, 23:19, 18:12), raporton PrizrenPress.

Skuadra e Pejës e nisi ndeshjen më mirë, me një seri 10:2, dhe ishte në epërsi gjatë gjithë çerekut të parë, duke e fituar 21:13. Por, therandasit nuk u dorëzuan dhe u kundërpërgjigjën shpejt, për të kaluar në epërsi 27:28, derisa shkuan në pushim me rezultat 35:40.

Lojë interesante dhe me shumë kthesa u zhvillua edhe në pjesën e dytë. Çereku i tretë u karakterizua me shumë kthesa, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 58:59. Kjo bëri që fituesi të vendosej në periudhën e dytë, përkatësisht çastet e fundit, e në momentet e fundit më të vëmendshëm ishin pejanët që fituan 76:71.

Te GO+ Peja u dalluan Alan Herndon me 13 pikë e dhjetë kërcime dhe Malcolm Armstead me 18 pikë e shtatë asistime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Brandon Huffman me 15 pikë e nëntë kërcime dhe Larry Thomas me 17 pikë e tetë kërcime.

Kjo ishte fitorja e dytë për GO+ Peja dhe humbja e dytë për Golden Eagle Yllin./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Operacioni antidrogë në Prizren, disa lokacione u kontrolluan dhe përveç arrestimeve u sekuestruan substanca narkotike, para dhe armë

Si vazhdimësi e hetimeve të një rasti të mëhershëm, Njësia e antidrogës në Prizren me mbështetje edhe te njësive tjera policore me datë 29.01.2026,...

Një i ri qëllon me armë zjarri nga automjeti në Gjonaj – arrestohet nga policia, arma sekuestrohet

Dje, rreth orës 12:15, Policia e Kosovës ka pranuar informata se në fshatin Gjonaj të Prizrenit, në afërsi të shkollës, janë dëgjuar të shtëna...

Lajmet e Fundit