9.6 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Kitaristi legjendar, Eric Clapton njofton turin muzikor në Gjermani

Kitaristi legjendar,  Eric Clapton ka njoftuar se do të performojë në tre koncerte në Gjermani.

Turneu do të nisë në Manheim më 13 maj, duke vazhduar në Këln më 15 maj dhe Mynih më 17 maj.

Clapton, i cili mbush 81 vjeç më 30 mars të vitit të ardhshëm, fitoi famë ndërkombëtare me këngët si “Tears in Heaven”, “Layla” dhe “Cocaine”, dhe konsiderohet një nga kitaristët më me ndikim në botë.

Ai ka shitur rreth 280 milionë albume dhe është futur në “Rock and Roll Hall of Fame”, tri herë – më shumë se çdo muzikant tjetër.

Clapton u bë i famshëm – për herë të parë me grupin anglez të Rock-ut, “The Yardbirds” në mesin e viteve 1960, duke fituar reputacionin e tij si një kitarist i jashtëzakonshëm me John Mayall & the Bluesbreakers.

Që atëherë ai ka bërë 22 albume studio si solist dhe ka luajtur shfaqje të panumërta live.

“MTV Unplugged” ne vitin 1992 shihet si një moment historik i albumit live me shitjet më të mëdha në historinë e muzikës, me 26 milionë kopje të shitura.

Në vitin 2013, Clapton u diagnostikua me neuropati periferike, e cila shkakton dhimbje në gjymtyrë.

Sëmundja i ka shkaktuar vështirësi për të luajtur në kitarë, por ai do të vazhdojë të performojë në publik, duke bërë turne në Evropë këtë vit./KultPlus.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Zgjedhjet lokale në Prizren/ Kandidatët e Bashkimit Demokratik dhe votat që morën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet  për kandidatët e Bashkimit Demokratik për Kuvendin Komunal të Prizrenit, pas përfundimit të numërimit të votave. Sipas të...

Zafir Berisha për balotazhin në Prizren: Do t’i mpreh sërish gërshërët

Zafir Berisha, themelues i iniciativës Bashkimi Demokratik për Prizren, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, duke folur për...

Lajmet e Fundit