Arpagjik’t të ndaluar për grafitin “UÇK” në Mal të Zi, Bashkimi kërkon lirimin e tyre

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka reaguar pas ndalimit të tifozëve të tij, Arpagjik’t, në Mal të Zi, raporton PrizrenPress. Sipas klubit, ata janë ndaluar vetëm për një grafit të shkruar “UÇK”, pa kryer asnjë shkelje apo vepër penale.

“Është e papranueshme që Arpagjik’t të ndalohen vetëm për një grafit të shkruar ‘UÇK’. Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht. Solidariteti me ta është i pakushtëzuar!”, thuhet në reagimin e Kryesisë së KB Bashkimit.

Klubi i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadën e Kosovës në Mal të Zi, që të ndërhyjnë menjëherë për mbrojtjen e tifozëve dhe lirimin e tyre.

“I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse që të kujdesen që djemtë tanë të lirohen dhe të mos mbahen padrejtësisht, por të vazhdojnë rrugën për Kosovë”, përfundon reagimi i klubit./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit