Rritja e numrit të arinjve është kthyer në shqetësim për banorët e disa komunave në rajonin e Prizrenit. Në Suharekë, Mamushë e Dragash, banorët kanë bërë sërish disa video të pranisë së arinjve pranë vendbanimeve.
Muajt e fundit të vjeshtës nuk po i pengojnë arinjtë t’i vizitojnë lagjet e banuara në komuna të ndryshme të Kosovës. Në Bllacë të Suharekës vizita e këtyre kafshëve është bërë shqetësuese.
Shtëpia e Sami Çollakut është vetëm 10 metra larg bletishtës. Ai thotë se arinjtë që lëvizin 3 apo 4 në tufë, i vijnë pothuajse çdo natë, ndërsa i kanë dëmtuar mbi 40 koshere të bletëve.
“Shqetësim i imi ka qenë jo vetëm te bletët por edhe rreth shtëpijave, familjes, ariu ik një kohë por kthehet prapë”, tha Çollaku.
Hajrush Suka, përfaqësues i fshatit Bllacë, thotë se shqetësimet e banorëve janë shumë të mëdha, pasi që, në këtë territor, është vërejtur rritje e numrit të arinjve.
“Krejt kjo si pasojë ose rrjedhojë e mungesës së ushqimit, këtë vit kemi pasur ngrica të vonshme pranverore, të cilat kanë ndikuar në rënien e rendimentit sidomos te pemët e egra në mal”, theksoi Suka.
Në këtë periudhë, sipas Sukës, arinjve u duhet edhe ta tresin ushqimin, gjë që e sigurojnë përmes pickimeve të insekteve, arsye pse sulmojnë bletaritë.
“Pos ushqimit, ariut për me dimëru i nevojitet acidi i thneglave e që merret prej insekteve, nga bleta, bubrreci, grajzi, anza”, tregoi ai.
Megjithatë ariu i murrmë mund të shkaktojë edhe dëme në njerëz dhe stalla.
“Edhe në njerëz edhe në kafshë ariu sidomos i ziu është i rrezikshëm e duhet pasur kujdes”, shtoi ai.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Vizita e mysafirëve të paftuar, arinjve, është vërejtur edhe në disa komuna të tjera, si në Dragash dhe Mamushë.
Skënder Sadikaj nga Shoqata e gjuetarëve të Suharekës, i tha RTK-së përmes telefonit se, tashmë që ka filluar sezoni i gjuetisë, janë angazhuar ekipe profesionale, që me qentë që i posedojnë, t’i frikësojnë për t’i mbajtur ata larg zonave të banimit. Përndryshe, rritja e numrit të arinjve menaxhohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren