Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi mes vetë në garën e balotazh për qytetin e Dragashit.
Pas kësaj marrëveshje, ka reaguar kryetari aktual i kësaj komunë dhe kandidat edhe për një mandat nga LDK, Bexhet Xheladini.
Ai në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se nuk frikësohet aspak nga bashkimi i forcave mes PDK-së dhe VV-së në garën për balotazh.
Sipas tij, me këtë veprim kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, ka bërë një gabim duke e pranuar humbjen para kohe.
“Çdo parti synon fitoren në balotazh, kështu që Shaban Shabani ka venduar që me këtë koalicion të arrijë fitoren, mirëpo unë mendoj se ka bërë gabim dhe ky koalicion atij nuk do t’i bëjë mirë dhe që nga sot ai është i humbur”, ka thënë Xheladini për IndeksOnline.
Ai nuk e sheh aspak rrezik se ky koalicion do t’ia rrezikoj fitoren në balotazh.
“Ju e dini se unë kam pas rreth 26% të vota që i bie se kam pasur me shumë se dy partitë që kanë bërë koalicion”, ka thënë Xheladini.
Tutje ai ka shtuar ka pasur koalicion parazgjedhur me partinë SDU të Duda Balje dhe pret që kjo mbështjell të vazhdojë edhe në raundin e dytë.
“Në pjesën e Gorës kemi koalicion me partinë e Duda Baljes, SDU, ndërsa në pjesën e Opojës janë votuesit e LDK-së dhe me pjesën tjetër të votueseve do të bëjmë koalicion me qytetarët”, ka thënë Xheladini. /IndeksOnline/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 
					