11.3 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malieshvë, Astrit Isufi është arrestuar mëngjesin e sotëm.

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e tij.

Policia po ashtu ka thënë se i dyshuari ka marrë trajtim mjekësor në QMF-në e Malishevës, për shkak se kishte mbetur i plagosur gjatë përleshjes dhe më pas është transferuar për në QKUK.

Dy vëllezërit mbetën të vdekur para dyerve të shtëpisë dje në Golluboc të Malishevës. I dyshuari për vrasjen është dhëndri i tyre.

Të afërm të viktimave treguan se i dyshuari ka ardhur ta marrë bashkëshorten, motrën e dy viktimave, e cila po qëndronte te familja pasi disa ditë më parë i vdiq babai.

Në të dalë nga shtëpia, jashtë dyerve të oborrit ka nisur konflikti mes dhëndrit dhe vëllezërve, ndaj të cilëve shtiu me armë dhe i la të vdekur.

I dyshuari edhe më parë kishte pas aktakuzë për dhunë në familje. Atij ishte ngritur aktakuzë në prill të këtij viti për dy vepra penale “Dhunë në Familje” dhe “Kanosje”.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizreni në rrezik nga ujërat e zeza

Lumenjtë që i japin frymë qytetit, dalëngadalë po ngufaten. Ndotja masive e tyre në qytetin e Prizrenit është shndërruar në shqetësim serioz edhe për njohësit...

Ndërprerje e energjisë sot në Gorozhub, Mile, Plane dhe një pjesë të Zhurit

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë...

Lajmet e Fundit