8.4 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Rritet pjesëmarrja në Prizren: 21,4% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 17:00

(PLOTËSUAR) Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 17:00, pjesëmarrja në votime në Komunën e Prizrenit ka arritur në 21,42%, raporton PrizrenPress.

Nga gjithsej 188,971 votues të regjistruar, deri në këtë orë kanë votuar 40,483 persona, ndërsa janë procesuar 233 nga 236 vendvotime (98,73%).

Në krahasim me orën 15:00, kur pjesëmarrja ishte 16,46%, shifrat tregojnë një rritje më të dukshme të daljes së qytetarëve në orët e pasdites./PrizrenPress.com


Pjesëmarrja në votime në Prizren arrin në 16,4% deri në orën 15:00

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja e qytetarëve në votime në Komunën e Prizrenit ka arritur në 16,46%, pas përpunimit të të gjitha 236 vendvotimeve, raportonPrizrenPress.

Nga gjithsej 188,971 votues të regjistruar, deri në përmbylljen e përditësimit kanë votuar 31,113 persona.

Në krahasim me orët e para të mëngjesit, kur pjesëmarrja ishte më pak se 10%, shifrat tregojnë një rritje të lehtë të daljes së qytetarëve në qendrat e votimit, megjithëse pjesëmarrja vazhdon të mbetet më e ulët se sa pritej./PrizrenPress.com


Pjesëmarrje e ulët në votime në Prizren: Vetëm 9,8% deri në orën 11:00

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 11:00, pjesëmarrja në zgjedhjet në Komunën e Prizrenit ka qenë vetëm 9,8%.

Nga 188,971 votues të regjistruar, kanë votuar 18,523 persona, ndërsa janë procesuar 223 nga 236 vendvotime (94,49%), raporton PrizrenPress.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Spirale të lashta në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë të Prizrenit

Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook disa foto, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për...

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

Lajmet e Fundit