6.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Artan Abrashi uron Shaqir Totajn për fitoren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe duke uruar Shaqir Totajn për fitoren.

Në një postim publik, Abrashi ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë fushatës, duke theksuar se gara është zhvilluar me korrektësi dhe respekt për qytetarin, raporton PrizrenPress.

“Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë mbështetur, që kanë besuar në vizionin tonë dhe që kanë kontribuar në këtë rrugëtim me punë, përkushtim e dinjitet. Çdo takim, çdo bisedë, çdo dorë që u shtrua në këto javë, ka qenë dëshmi e dashurisë sonë të përbashkët për Prizrenin”, shkroi ai.

Abrashi tha se demokracia matet me respektin ndaj qytetarit dhe ndaj rezultatit, duke uruar rivalin e tij politik për sukses në detyrë.

“Në këtë frymë, e uroj z. Shaqir Totaj për rezultatin dhe i dëshiroj sukses në detyrën e tij. Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë aktive e zhvillimit të Prizrenit, me ide, energji dhe përkushtim, sepse dashuria për këtë qytet nuk mbaron me një proces zgjedhor – ajo vazhdon çdo ditë”, ka përfunduar Abrashi./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Dervish Salihu i Lugishtës së Hasit-figurë e shquar kombëtare

Dervish Salihu (Salih Muçaj), i Lugishtës së Hasit, ështëpadyshim një nga figurat e rëndësishme të Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, të pjesës së dytë të shekullit...

Lajmet e Fundit