-7.2 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Gjendet salmonela në një ngarkesë me mish pule nga Rumania në Prizren

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka bërë të ditur se është zbuluar prania e bakterit salmonela spp. në një ngarkesë me mish pule të importuar nga Rumania.

Sipas njoftimit të AUV-it, rasti është identifikuar pas një kontrolli të kryer në bazë të njoftimit nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF). Gjatë inspektimeve, është konstatuar se në sasinë prej 27.7 kilogramësh mish pule nga një llot i caktuar, është gjetur prania e bakterit.

Menjëherë pas konstatimit, AUV-i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, duke asgjësuar të gjithë sasinë e ndotur në përputhje me procedurat dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Institucioni thekson se po monitoron me kujdes situatën, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin e mishit, për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

AUV-i ka theksuar se për detaje të reja publiku do të njoftohet me kohë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Besim Bytyqi i bashkohet P.C Prizrenit

Proton Cable Prizreni ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në skuadër, duke angazhuar basketbollistin e ri dhe premtues Besim Bytyqi. Talent i dalluar i basketbollit...

Liria ndahet me Bislimin dhe Elshanin

Liria e Prizrenit ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e bashkëpunimit me futbollistët Gentrit Bislimi dhe Egzon Elshani, duke i falënderuar për kontributin e dhënë gjatë...

Lajmet e Fundit