-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Mallra të padeklaruara kapen në Vërmicë – tri raste gjatë kontrolleve të fundit

Gjatë kontrolleve të zhvilluara ditët e fundit në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë zbuluar tri raste të mallrave të padeklaruara nga udhëtarë që hynin në Kosovë.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, në rastin e parë janë gjetur 327 copë folje mbrojtëse për telefona të fshehura në bagazh dhe në gomë rezervë, raporton PrizrenPress.

Në rastin e dytë, janë zbuluar produkte ushqimore dhe vitamina për kafshë pa fatura përkatëse. Kurse në rastin e tretë, janë gjetur kamera dhe mbajtëse statike për kamera të padeklaruara.

Dogana njofton se në të gjitha rastet, mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në bazë të Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).

Në fund të komunikatës, Dogana e Kosovës apelon tek qytetarët që të deklarojnë mallrat e tyre gjatë kalimit të kufirit, për të shmangur ndëshkimet ligjore./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Junior 06 mposht Trepçën në Prizren

Junior 06 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 72:66 (22:14, 22:18, 22:18, 6:16), në kuadër të javës së 12-të të Superligës...

Liria pranë mbrojtësit me përvojë nga Superliga

Skuadra e Lirisë është pranë edhe një përforcimi të bujshëm, edhe pse në moshë. Sipas përfoljeve, prizrenasit janë shumë afër të zyrtarizojnë mbrojtësin e...

Lajmet e Fundit