Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke hapur rrugën për mbajtjen e një konvente të re zgjedhore. Si subjekti i dytë më i votuar në zgjedhjet e fundit nacionale, PDK-ja pritet të zgjedhë liderin e ri në një proces që do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të partisë.
Dorëheqja e Krasniqit ndërlidhet me rezultatin që PDK-ja arriti në zgjedhjet lokale të këtij viti, të cilat nuk përmbushën pritshmëritë e partisë.
Në këtë kontekst, ka reaguar edhe kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, duke vlerësuar lart kontributin e Krasniqit dhe mënyrën si e ka udhëhequr partinë në një periudhë të ndërlikuar.
“Memli e mori rolin e kryetarit në një periudhë të vështirë për Partinë Demokratike të Kosovës, në një kohë kur ajo po përballej me padrejtësitë e largimit nga jeta politike të dy liderëve të saj historikë. Pavarësisht vështirësive, ai udhëhoqi me dinjitet, maturi dhe përkushtim të rrallë, duke ruajtur balancat politike brenda partisë dhe integritetin e PDK-së në një skenë politike të mbërthyer nga populizmi e përçarja”, shkruan Totaj.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Totaj shtoi se dorëheqja e Krasniqit është dëshmi e pjekurisë dhe ndershmërisë së tij:
“Me dorëheqjen e tij tregoi edhe njëherë pjekuri, ndershmëri dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, cilësi që e kanë shoqëruar gjithmonë. Ne që e njohim, e dimë se ky është Memli Krasniqi, ky është shembulli i lidershipit modern dhe kjo është kultura politike që përfaqëson PDK-ja”.
Totaj bëri thirrje për unitet dhe mobilizim.
“Sot, më shumë se kurrë, ftoj të gjithë brenda e jashtë PDK-së të bashkohemi në një frymë të re, me një front që synim e ka Kosovën, zhvillimin dhe forcimin e aleancave me miqtë tanë”, shkruan ai./PrizrenPress.com/
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
