-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Abrashi: Koalicioni ynë i vetëm është me qytetarët – LVV do të jetë fituesja e opozita humbësja më e madhe

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se subjekti i tij politik po hyn në zgjedhjet e 28 dhjetorit me besimin se do të dalë fitues absolut, duke theksuar se mbështetja e qytetarëve po rritet çdo ditë.

Abrashi tha se koalicioni i vetëm i LVV-së është ai me qytetarët e Kosovës dhe me diasporën, të cilët, sipas tij, janë shtylla më e fortë e fitores së kësaj partie.

Express Kredi nga BiCredit

“Koalicioni jonë i vetëm dhe i vërtetë që vlen për tu theksuar është ai me qytetarët e Republikës së Kosovës, është me mërgatën dhe diasporën, pra me të gjithë shtetasit tanë, të cilët jetojnë këtu apo jashtë Kosovës. Ky është më i rëndësishmi dhe është koalicioni, i cili i frikëson partitë”, deklaroi ai në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Ai u tregua i bindur se opozita aktuale do të dalë humbësja më e madhe e zgjedhjeve të ardhshme.

“Opozita e tanishme do të jetë humbësja më e madhe e zgjedhjeve. Dallimi do të jetë i thellë e shumë i madh. VV-ja, do të jetë fituesja absolute e zgjedhjeve. Këtë, po e shohim çdo ditë nga takimet me qytetarët, të cilët po e manifestojnë një mbështetje të pazakontë, mbështetje më të madhe që asnjëherë më parë s’e kemi pasë”, deklaroi Abrashi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Agim Ademi merr pjesë në ceremoninë “Laureatët 2025” në Prizren

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë “Laureatët 2025”, të organizuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit...

Apel për kujdes ndaj qytetarëve që jetojnë pranë lumit Mirusha pas reshjeve të fundit

Komuna e Malishevës ka lëshuar një apel për qytetarët që jetojnë pranë lumit Mirusha, pas reshjeve të shumta të 24 orëve të fundit. Qytetarët...

Lajmet e Fundit