7.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Kurti: 12 milionë euro për transformimin e Stadiumit të Prizrenit

Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren do t’i nënshtrohet një transformimi tërësor, pas nënshkrimit të kontratës për investimin prej më shumë se 12 milionë eurosh. Punimet përgatitore kanë nisur dhe projekti synon ta kthejë këtë arenë në një nga stadiumet më moderne në vend, raporton PrizrenPress.

Sipas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, investimi do ta ndryshojë plotësisht fizionominë e stadiumit.

“Tribunave në lindje dhe perëndim do t’u shtohen edhe ato në veri dhe jug. Stadiumi ‘Përparim Thaçi’ do të bëhet një nga arenat më të mira sportive në Republikë”, ka deklaruar ai, në llogarinë e tij në Facebook.

Pas përfundimit të projektit, kapaciteti i stadiumit do të arrijë në rreth 7,800 ulëse, duke ofruar kushte të reja për tifozët e KF Lirisë dhe për sportdashësit e qytetit.

Kurti tha se ky investim është pjesë e një programi të gjerë kombëtar për përmirësimin e infrastrukturës sportive.

“Po investojmë mbi 200 milionë euro në stadiume të futbollit gjithandej vendit. Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon”, ka theksuar ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Arrestohet burri në Malishevë për dhunë në familje, policia i gjen edhe një armë

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 1 majit. Rasti është raportuar se ka ndodhur në Malishevë...

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Lajmet e Fundit