8.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

PDK-ja hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza prezanton shtyllat e programit të tij

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në hapje të fushatës zgjedhore nëPrizren ka prezantuar katër shtyllat e programit të tij: zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia, arsimi dhe shëndetësia, drejtësia, mbrojtja dhe politika e jashtme. Duke u zotuar se qeveria e udhëhequr nga ai do të punojë për të gjithë, Hamza ka premtuar 50 për qind rritje pagash për të gjithë zyrtarët publikë,

“Ne besojmë në një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që nuk e lë pas asnjë qytetar. Prandaj, do t’i rrisim pagat dhe pensionet. Pagat për mësuesit dhe arsimtarët, për mjekët, policët, zjarrfikësit, ushtarët dhe për të gjithë ata që paguhen nga buxheti i shtetit do të rriten deri në 50%”, ka thënë ai.

Express Kredi nga BiCredit

Hamza ka premtuar lehtësira për bizneset, krijimin e Fondit të Papunësisë, themelimin e Gjykatës së Punës, ndërtimin e Stadiumit Olimpik Kombëtar, fond 30 milionë euro në vit për bursa studentore, ilaçe falas për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, drejtësi të pavarur nga politika.

“Do ta krijojmë Gardën Kombëtare të Kosovës, si forcë operative sipas standardeve të NATO-s. Anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian për mua nuk ka alternativë. Do ta thellojmë partneritetin me NATO-n, do të punojmë për Partneritetin për Paqe, do ta rifillojmë Dialogun Strategjik me SHBA dhe do ta synojmë Marrëveshjen Strategjike me aleatin tonë kryesor. Po ashtu, do të punojmë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe për marrjen e statusit të kandidatit në BE”, ka thënë Hamza, duke u bërë thirrje qytetarëve ta votojnë PDK-në me numër 130 për ta çuar Kosovën së bashku përpara.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Liria në kërkim të pikëve të reja në Istog

Liria do të vazhdojë garën në Raiffeisen Liga e Parë me një transfertë të rëndësishme ndaj Istogut, në kuadër të javës së 26-të të...

Nisin punimet për rregullimin e rrugëve në lagjen “2 Korriku” në Prizren

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rregullimin e rrugëve dhe trotuareve në lagjen “2 Korriku”. Sipas tij, aktualisht po...

Lajmet e Fundit