3 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Hyseni pritet t’i bashkohet partisë së Limajt

Hydajet HyseniDeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hydajet Hyseni, nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të bëhet pjesë e partisë të cilën do ta formojë ish deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj.

Ai tha se skena politike kosovare ka nevojë për reformim dhe ndryshim, “unë mendoj që kjo skenë ka nevojë për freski”.

“Unë kam raporte miqësore me të gjithë akterët e skenës politike kosovare, dhe me asnjërin prej tyre nuk kam ndonjë barrierë, por qëndrimet e mija politike asnjëherë nuk i kam lidhur mbi këtë bazë, por në bazë të plan-programit të cilin e përfaqësojnë partitë politike dhe individët e caktuar. Unë ende jam pjesë e PDK-së dhe deri më tani nuk kam marrë asnjë vendim se ku do të rreshtohem në të ardhmen”, ka thënë Hyseni për Telegrafin.

Deputeti Fatmir Limaj, ditë më parë ka deklaruar se ai më nuk është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. “Nga viti 2012 unë më nuk e kam parë vetën pjesë të PDK-së. Pra, sot edhe publikisht dhe formalisht e them se e pushoj aktivitetin tim në PDK. Ne shumë shpejt do të dalim me një ofertë të re politike para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar Limaj.

Më Shumë

Vrasje në tentativë, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur...

Robert Gjeraj shpallet trajner i dalluar i vitit nga LRF në Prizren

Kryetrajneri i klubit Drini i Bardhë, Robert Gjeraj, është shpallur Trajner i Dalluar për vitin 2025 nga Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren (LRF). Ky...

Lajmet e Fundit