5.1 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Kastrati ka vizituar disa familje të dëmtuara nga vërshimet në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me nënkryetarin Vesel Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë komunalë, ka vizituar nga afër disa familje të prekura nga vërshimet e ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë vizitës dhe njohjes së drejtpërdrejtë me gjendjen e tyre, kryetari Kastrati ka shprehur keqardhjen për situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të shumta, të cilat kanë shkaktuar dëme në shumë ekonomi familjare, ndërkohë që në disa raste është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve.

“Kryetari Kastrati ka shprehur solidaritetin e tij me të gjithë të prekurit nga vërshimet, duke bërë të ditur se Komuna, përveç fillimit të menjëhershëm të sanimit të dëmeve, do të angazhohet edhe në procesin e vlerësimit të plotë të dëmeve, përfshirë edhe ekonomitë familjare”, theksohet në njoftim.

Dëmet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në territorin e Komunës së Malishevës vlerësohen si të konsiderueshme, duke prekur ekonomitë familjare, bizneset, si dhe infrastrukturën në përgjithësi./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Dalin në shitje biletat për Kosovë – Sllovaki në Prizren

Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, ku përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me...

Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi përfitojnë bursën “Shpresat Olimpike 2026”

Bordi Ekzekutiv i Komiteti Olimpik i Kosovës ka miratuar listën e bursave “Shpresat Olimpike 2026”, program që synon mbështetjen e sportistëve të rinj premtues...

Lajmet e Fundit