5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Struktura të armatosura e paramilitare veprojnë në veri

Mitrovica veriut14Qeveria e Kosovës e ka informuar këtë vit, në detaje, Brukselin zyrtar për shkallën e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, e ku ka përfshirë edhe të dhëna se struktura ilegale të armatosura vazhdojnë të jenë prezent në veriun e vendit. Informatën e ngjashme nuk ia ka dhënë edhe Kuvendit, ndonëse një Rezolutë e obligon ta bëjë këtë, raporton Koha Ditore.

Raporti 31 faqesh i Qeverisë së firmosur nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri i është përcjellë Bashkimit Evropian më 16 janar. Aty jepen të dhëna për të gjitha arritjet, për të cilat palët janë marrë vesh gjatë dialogut teknik dhe atij politik. Rëndësi e madhe i është kushtuar edhe aspektit të sigurisë.

Aty theksohet se që nga 5 korriku i vjetëm zyrat e MUP’it (Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë) janë mbyllur gradualisht nga Serbia dhe se EULEX’i e ka verifikuar për së afërmi mbylljen.

Por, është shtruar brenga se rrogat e pjesëtarëve të MUP’it ende nuk janë shkëputur, meqë ishte paraparë të ndodhte fillimisht më 17 qershor e pastaj ishte shtyrë për 31 dhjetor.

Ky raport thekson të dhënën se, edhe pse Beogradi zyrtar ka thënë të ketë marrë vendim për ndaljen e pagave oficerëve policorë që ilegalisht kanë shërbyer në Kosovë, vendimin kurrë nuk ia kishin prezantuar palës kosovare.

Për të argumentuar se struktura ilegale të sigurisë vazhdojnë të funksionojnë, në raport është i përfshirë edhe kjo e dhënë: Më 1 dhjetor gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve, Policia e Kosovës arrestoi një ofircer të MUP’it, i cili bartte kartelën identifikuese të kësaj strukture.

“Kjo tregon se element të MUP’it ende operojnë në Kosovë”, thuhet në raportin që ka siguruar kjo gazetë.

“Që nga fillimi i bisedave për zbatimin e marrëveshjes, Kosova ka ngritur çështjen e çarmatosjes së të gjitha strukturave paralele serbe të sigurisë. Deri tash kjo çështje nuk është adresuar”.

Me një rezolutë të Kuvendit, e nxjerrë në fund të 2012’s, Kuvendi mbështet procesin e zgjidhjes së problemeve midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane, Kosovës dhe Serbisë, në interes të normalizimit të Serbisë, në interes të normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre, përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe avancimit të agjendës evropiane për të dy shtetet dhe për rajonin.

Me të Kuvendi e autorizon Qeverinë që të udhëheqë këtë proces. Në pikën 5 të dokumentit precizohet se “Qeveria e Republikës së Kosovës është e obliguar që të raportojë rregullisht për procesin e normalizimit të relacioneve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në Kuvendin e Kosovës”.

Më Shumë

Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se po e monitoron situatën pasi Sistemi Evropian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm për ngarkesat me...

Aliu nga IHMK: Ndryshime të mëdha të motit nga nesër

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për kushtet atmosferike që priten të mbizotërojnë në ditët në vijim.     Sipas tij, mjegulla që ka...

Lajmet e Fundit