Nesër do të mbahet seanca ndaj Milos Pleskovicit, i dënuar për krime lufte në Kosovë, në shtator të 1999-tës.
Seanca do të mbahet me fillim nga ora 10:00, në Gjykatën e Apelit, pasi vendimi u apelua nga të dy palët.
Pleskovic, u arrestua në shtator të 2023-tës, teksa ai u shpall fajtor dhe u dënua me 15 vjet burg në korrik të 2025-tës.
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale tha se më 1 shtator 1998, Pleskovic dhe individë të tjerë me uniformë ishin të stacionuar në kodrat përreth Prizrenit “për shkak të konfliktit që zhvillohej në zonë”.
Ai u akuzua se kishte qëlluar me një pushkë Kallashnikov drejt njerëzve në lagjen Hoca, të cilët, sipas prokurorisë, kishin shkuar për të prerë dru për lëndë djegëse.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
