Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar E.Q., pasi po kërkohej si i dënuar me 2 vjet burgim për shitblerje të narkotikëve.
Sipas Policisë, i pandehri u arrestua të enjten dhe u dërgua në vuajtje të dënimit.
“Më datë 29.01.2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktiko-operativ, kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin E.Q., nga Prizren. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar me vite burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit. I arrestuari është dënuar me 2 (dy) vite burg për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 i KPRK-së. I arrestuari E.Q. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/reel/27684284817881954
KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/reel/2423652141385870/?s=single_unit
KLIKO VIDEON https://www.facebook.com/reel/1430800188460424
KLIKO VIDEON https://www.facebook.com/reel/2521848758209808