15.5 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

U varros me nderime ish-drejtuesi i institucioneve më të rëndësishme arsimore në Prizren, prof. dr. Zahadin Shemsidini

Është varrosur sot me nderime në varrezat e qytetit të Prizrenit ish-rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” dhe ish-drejtori i Arsimit në Prizren, prof. dr. Zahadin Shemsidini, i cili ndërroi jetë mbrëmë në moshën 78-vjeçare.

Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit njërit prej personaliteteve më të shquara të arsimit në Prizren.

Krijojmë webfaqe për biznese

Në emër të komunitetit arsimor, me një fjalë rasti u nda Reshit Kushaj, i cili tha se “largimi nga kjo botë i profesorit Zahadin Shemsidini është një humbje e madhe për të gjithë ne”.

“Ai ishte një personalitet i rrallë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në arsim dhe është shquar edhe për veprimtari atdhetare”, u shpreh ai.

Ndërkaq, bashkëpunëtori i tij shumëvjeçar në Universitetin “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naim Sylaj, tha  se “sot po ndahemi nga një figurë e shquar e shkencës, të cilin do ta kujtojmë si një bashkëpunëtor të shkëlqyer, që detyrat i kreu gjithmonë me përgjegjësi të lartë, si pedagog, drejtues dhe atdhetar”.

Express Kredi nga BiCredit

“Prof. dr. Zahadin Shemsidini do të kujtohet si një figurë e rëndësishme e arsimit dhe akademisë, i cili me përkushtimin, vizionin dhe angazhimin e tij profesional ka dhënë “një kontribut të çmuar në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në formimin e shumë brezave”./TV Prizreni/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lajmin u konfirmua nga...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Lajmet e Fundit