11.6 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Arrestohen tre persona për grabitje në Prizren, një i dyshuar ende në arrati

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast grabitjeje që ka ndodhur në Prizren, ndërsa një i dyshuar tjetër është ende në kërkim.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 3 shkurt 2026, rreth orës 01:10, nga dy viktima – një mashkull dhe një femër – të cilët kanë deklaruar se janë sulmuar nga persona të maskuar dhe të armatosur.

“Me datë 03.02.2026, rreth orës 01:10, Policia ka pranuar një ankesë nga dy viktima lidhur me një rast të grabitjes. Sipas deklarimeve të viktimave, tre persona të maskuar dhe të armatosur me thikë dhe pistoleta, duke i kanosur, u kanë marrë një shumë parash që ata kishin me vete”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton PrizrenPress.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka identifikuar katër persona të dyshuar, prej të cilëve tre janë arrestuar.

“I dyshuari i parë është arrestuar pranë një lokali në Prizren. Gjatë kontrollit në trupin e tij është gjetur një armë, ndërsa në automjet janë sekuestruar edhe një armë tjetër, dy maska, doreza dhe rroba që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes. Me një plan taktik të mbështetur nga njësitë tjera policore, edhe dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar në një lokacion tjetër në Prizren”, thekson Policia.

Me urdhër të Prokurores së rastit, janë kryer bastisje edhe në shtëpitë e të dyshuarve dhe në një lokal, ku janë gjetur prova shtesë materiale.

Policia bën të ditur se dy nga të dyshuarit e kanë pranuar kryerjen e veprës penale.

“Dy nga të dyshuarit, në prezencë të avokatëve mbrojtës, kanë pranuar veprën e kryer. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit: K.K. (20 vjeç), Sh.G. (20 vjeç) dhe L.G. (36 vjeç) janë ndaluar për 48 orë. I dyshuari i katërt, V.S., nuk është hasur në shtëpi dhe aktualisht gjendet në arrati”, thuhet më tej në njoftim.

Rasti po vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Selmanaj përcjell urimet për Fitër Bajram nga KBI e Prizrenit

Kryetari i degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës...

Përkujtimi i masakrave të vitit 1999 në Rahovec, publikohet programi i aktiviteteve

Komuna e Rahovecit ka publikuar programin e tubimeve përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe në...

Lajmet e Fundit