Ndahet nga jeta tragjikisht zyrtarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Minire Bytyqi

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të koleges së tyre, Minire Bytyqi, e cila humbi jetën në një aksident të rëndë.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet se ndarja e saj ka lënë një boshllëk të madh në institucion dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të, raporton PrizrenPress.

“Duke qenë shembull i një zonje të vërtetë, punëtore me urtësinë e saj, shumë miqësore dhe e qetë, Minirja ishte e çmuar për ne dhe do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës dhe vlerave tona institucionale. Humbja e saj është e pazëvendësueshme, ndërsa kujtimi për të do të jetojë përgjithmonë në mesin tonë”, thuhet në telegram.

Tutje theksohet se ajo do t’u mungojë miqve, familjarëve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njihnin dhe e vlerësonin.

Në emër të institucionit, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyqi dhe të afërmve, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të madhe.

Mbledhja komemorative për Minire Bytyqi do të mbahet të mërkurën (18.02.2026) nga ora 15:00, në ambientet e Gjykatës Themelore në Prizren, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 19.02.2026 (e enjte)./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit