5.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

“100% kamatë mujore”, dosja e Prokurorisë, si funksiononte grupi i fajdeve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj dy të pandehurve, Fidan Berisha dhe Lirim Gashi, të dyshuar për veprën penale “fajdeja” në bashkëkryerje.

Ata dyshohet se i kanë dhënë para me kamatë 100 për qind mujore një qytetari në gjendje të rëndë financiare.

Sipas dosjes së Prokurorisë që ka siguruar Insajderi, thuhet se më 13 dhjetor 2025, i dëmtuari kishte marrë borxh 1,200 euro nga i pandehuri Fidan Berisha, shumë e cila, sipas Prokurorisë, ia siguroi i pandehuri Lirim Gashi.

“Nga data 13.12.2025 deri me datë 19.02.2026 në Prizren, të pandehurit Fidan Berisha dhe Lirim duke vepruar në bashkëkryerje, në emër të tyre kontraktojnë një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit të personit tjetër, në rastin konkret të dëmtuarit duke e shfrytëzuar gjendjen e tij të rëndë financiare dhe po ashtu papërvojën e tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari me datë 13.12.2025 merr borxh nga i pandehuri Fidan shumën prej 1200 euro, të cilën shumë ia siguron i pandehuri Lirim“.

Për këtë borxh, i dëmtuari do të duhej të kthente 2,400 euro, përkatësisht 100% kamatë mujore prej 1,200 euro në muaj.

E pasi i dëmtuari nuk arrin që t’ia kthejë këtë shumë, kërkon nga i pandehuri Fidan shtyrje të afatit për pagesë deri në muajin korrik, mirëpo i pandehuri Fidan në koordinim me të pandehurin Lirim nuk pranojnë dhe ia shtyjnë afatin vetëm për 1 muaj dhe atë për t’ia kthyer shumën prej 5,000 eurove”, thuhet në dosje.

Në pamundësi për të siguruar këtë shumë, i dëmtuari ka njoftuar Policinë më 19 shkurt 2026.

Më 20.02.2026, Policia ka dorëzuar kallëzim penal ndaj të dyshuarve për veprën penale “fajdeja në bashkëkryerje”.

“Prokurori i shtetit me t’u njoftuar nga policia me rastin në fjalë, ka urdhëruar ndalimin e të pandehurve, me qëllim të procedimit të mëtejmë të kësaj çështjeje penale”, thuhet aty.

Arrestimi i të dyshuarve

Në dosje thuhet se të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë.

“Të njëjtit më datë 19.02.2026 arrestohen në flagrancë në kryerjen e veprës penale nga zyrtarët policorë’.

Prokurori ka vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes, ndikimit në dëshmitarë.

“Po të lihen të lirë të pandehurit, ka gjasa reale që të ndikojnë tek i dëmtuari në mënyrë që deklarimi i tij të ndryshohet, duke marrë parasysh se i pandehuri Fidan të dëmtuarin e njeh një kohë të gjatë, i njëjti në vazhdimësi i ka shkruar të dëmtuarit duke e kanosur dhe bërë presion duke ia kërkuar të hollat,“.

Gjithashtu, Prokuroria konsideron se me lënien e tyre në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

“Prokurori i shtetit vlerëson se duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku të pandehurit Fidan Berisha dhe Lirim Gashi, kanë treguar këmbëngulësi dhe vendosje në kryerje të veprës penale të fajdesë, duke mos u ndalur ku nga i dëmtuari marrin të holla me kamatë mujore 100%, e pastaj në vazhdimësi kërkojnë kthimin e parave, me kërcënime me mënyra të ndryshme. Prokurori konsideron se me lënien e tyre në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale e cila mund të sjellë pasoja edhe më të rënda për jetën dhe trupin e njeriut apo edhe pasurinë“.

Në fund, Prokurori i shtetit i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake që, pas seancës dëgjimore, të pandehurve Fidan Berisha dhe Lirim Gashi t’iu caktojë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji./insajderi.org/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Trepça fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë radhazi

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll për herë të pestë radhazi, pasi në finale mposhti Bashkimin me rezultat 91-72. Ndeshja u zhvillua në...

Ekzekutivi i Rahovecit në mbështetje të marshit “DREJTËSI, JO POLITIKË!”

Ekzekutivi i Komunës së Rahovecit, së bashku me kryetarin, ka shprehur mbështetje për marshin gjithë popullor “DREJTËSI, JO POLITIKË!”, i cili do të mbahet...

Lajmet e Fundit