9.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

“Liga nuk ka qenë kurrë më e fortë”- Munishi flet për rivalitetin dhe fillimin e sezonit me Lirinë

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka dhënë një intervistë për Telegrafin, ku ka folur për ecurinë e skuadrës, rivalitetin në Ligën e Parë dhe objektivat për këtë sezon.

Ai është shprehur i kënaqur me formën e ekipit dhe ka theksuar se kampionati aktual është ndër më të fortët në vitet e fundit.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Kampionati është jashtëzakonisht i vështirë. Grupi është jashtëzakonisht i mirë. Skuadra është fizikisht e përgatitur shumë mirë dhe me thënë të drejtën, edhe informatat po i pranojnë shumë mirë”, ka thënë fillimisht trajneri Munishi.

Ai theksoi se është i kënaqur me mënyrën se si skuadra ka arritur të zbatojë idetë e tij në një kohë të shkurtër.

“Jam shumë i kënaqur që kemi arritur të luajmë futbollin që e dua dhe kam besim të madh te grupi. Të gjitha skuadrat e mëdha janë rivalët tanë”.

Munishi veçoi edhe KF Ramiz Sadiku si një nga befasitë e sezonit.

“Edhe Ramiz Sadiku do ta fusja mes rivalëve. Është skuadër e mirë, ka bërë punë shumë të mirë dhe është befasia e kampionatit”, tha Munishi, duke shtuar se shumë ekipe me traditë po e bëjnë garën edhe më të fortë.

Sa i përket presionit dhe rivalitetit, trajneri u shpreh se presioni ekziston te të gjitha skuadrat.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“Presioni është prezent te të gjitha skuadrat. Liga nuk ka qenë kurrë më e fortë. Në fund do të shihet kush e përballon më mirë presionin, por unë jam shumë optimist për ekipin tim”.

Munishi nënvizoi se rezultatet aktuale janë fryt i një pune të vazhdueshme në klub.

“Te Liria është bërë punë shumë e mirë edhe më herët. Ne nuk kemi ardhur me shkop magjik, meritat i kanë edhe trajnerët që kanë qenë para nesh, sepse skuadra ka qenë e përgatitur dhe klubi është i organizuar”, theksoi trajneri.

Express Kredi nga BiCredit

Në fund, Munishi u shpreh i lumtur me aventurën e tij te Liria.

“Me thënë të drejtën besoj që më shumë Superligës i mungon Munishi. Unë jam shumë i kënaqur, edhe në Ligën e Parë unë e kam futbollin pasion. Jam ardh me një klub shumë të madh edhe besoj që kemi me bë gjëra të mira”, përfundoi Munishi.

Aktualisht, Liria renditet në vendin e pestë me 42 pikë.

Kryesimin e mban Trepça ’89 me 45 pikë, ndërsa Vushtrria në vendin e dytë me 44 pikë, Dinamo në vendin e tretë me 44 pikë poashtu, kurse në pozitën e katërt renditet Feronikeli me 43 pikë. /Telegrafi/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Njihuni me policët e lagjes tuaj në Prizren dhe Suharekë

Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e policëve të lagjeve në të gjitha zonat, me qëllim ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit me...

U mbajt tubim përkujtimor pas ndarjes nga jeta të profesorit Hajdar Mallaku

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, u mbajt një akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, mësimdhënës dhe krijues letrar...

Lajmet e Fundit