8.7 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Universiteti ‘Ukshin Hoti’ dhe KFOR-i diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren u zhvillua një takim ndërmjet menaxhmentit të universitetit dhe Komandantit të KFOR-it, gjeneralit Özkan Uluta?.

Vizita kishte për qëllim diskutimin e mundësive për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe thellimin e komunikimit ndërmjet universitetit dhe KFOR-it.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në takim mori pjesë Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, i cili ishte i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të menaxhmentit universitar.

Në kuadër të vizitës u zhvillua edhe një bashkëbisedim me përfaqësues të studentëve dhe përfaqësues të Parlamentit Studentor të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.

Express Kredi nga BiCredit

Ky diskutim shërbeu si një mundësi për shkëmbimin e mendimeve mbi rëndësinë e dialogut ndërkulturor, përfshirjes dhe rolin e studentëve në ndërtimin e një komuniteti universitar gjithëpërfshirës.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe KFOR-it, me theks në forcimin e komunikimit institucional dhe mbështetjen e iniciativave që promovojnë dialogun ndërkulturor dhe angazhimin e përgjegjshëm në shoqëri.

Palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje lidhur me nevojat institucionale dhe mundësitë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen, të cilat mund të kontribuojnë në fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit akademik.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Mbahet konsultim publik në Prizren për nevojat e personave me aftësi të kufizuara

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me PREDA Plus, ka mbajtur një konsultim publik në kuadër të projektit “EMPOWERED – Përfshirja e Personave me Aftësi...

Nxënësit e Prizrenit garojnë në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe Shqipëri–Kosovë

Nxënësit e klasave të nënta nga shkollat e Prizrenit po marrin pjesë në “Olimpiadën e Dytë të Përbashkët të Gjuhës Shqipe” Shqipëri–Kosovë, një garë...

Lajmet e Fundit