Policia në Prizren shton kontrollet për rripin e sigurimit

Njësitë policore të NJRTRR në Prizren kanë intensifikuar kontrollet në terren për përdorimin e rripit të sigurimit, në kuadër të Planit Operativ “Roadpol – Mars 2026”.

Sipas Policisë, aktivitetet kanë nisur më 9 mars dhe do të vazhdojnë deri më 15 mars, me fokus kontrollimin e ngasësve për respektimin e përdorimit të rripit të sigurimit, si një masë e rëndësishme për mbrojtjen e jetës dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Policia thekson se përmes këtyre kontrolleve synohet rritja e ndërgjegjësimit dhe disiplinës së pjesëmarrësve në trafik, si dhe ulja e numrit të aksidenteve rrugore.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të përdorin gjithmonë rripin e sigurimit, pasi siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftimin e Policisë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Muharremaj falënderon qytetarët e Suharekës për kulturën demokratike

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar maturinë, qetësinë dhe kulturën demokratike të treguar...

Lajmet e Fundit