Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, pritën përfaqësues të strukturave komunale të Prizrenit për të diskutuar për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimin e cilësisë së kujdesit ndaj qytetarëve, raporton PrizrenPress.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Drejtoria e Shëndetësisë, Qendra për Punë Sociale dhe Shtëpia e të Moshuarve. Diskutimet u fokusuan tek shkëmbimi i përvojave profesionale, edukimi i stafit shëndetësor, koordinimi i shërbimeve emergjente, optimizimi i resurseve dhe përmirësimi i shërbimeve diagnostike dhe laboratorike.
Sipas njoftimit të spitalit, një vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të personave që kanë nevojë për përkujdesje institucionale dhe vendosjes së tyre në qendra të specializuara, siç janë shtëpitë e të moshuarve.
“Në përfundim të takimit, drejtuesit institucionalë u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë përmes takimeve të rregullta dhe ndërmarrjes së hapave konkretë për zbatimin e çështjeve të diskutuara. Po ashtu, u theksua rëndësia e inicimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërinstitucional, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, me qëllim të shfrytëzimit optimal të kapaciteteve profesionale, kadrovike dhe teknike në funksion të qytetarëve që kanë nevojë për shërbime shëndetësore”, njofton Spitali i Prizrenit./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
