Në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, KF Drini i Bardhë do të përballet këtë të diel me KF Kosova VR, në një sfidë me rëndësi për renditjen tabelare, raporton PrizrenPress.
Pas 22 javësh të zhvilluara, Drini i Bardhë mban pozitën e katërt me 39 pikë, duke qenë në garë për kreun e tabelës, ndërsa Kosova VR renditet në vendin e 11-të me 27 pikë (me një ndeshje më pak).
Ndeshja zhvillohet në Gjonaj të Hasit, me fillim nga ora 14:00, ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë formën solide dhe përparësinë e terrenit për të marrë tri pikë të rëndësishme.
Në anën tjetër, Kosova VR do të tentojë të befasojë dhe të largohet nga mesi i tabelës, duke e bërë këtë përballje edhe më të luftuar./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
