8.3 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Promovohet libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999”

Në Malishevë u promovua libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999” i autorit Nysret Sertolli, një vepër që dokumenton ngjarjet tragjike të 1 dhe 2 prillit 1999 dhe dëbimin masiv të popullatës shqiptare nga Bellanica dhe zonat përreth.

Në emër të kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, fjalën e rastit e mbajti drejtori Jakup Gashi, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe dokumentimit të së vërtetës për brezat e ardhshëm. Ai vlerësoi autorin për guximin dhe përkushtimin në sjelljen e dëshmive autentike nga periudha e luftës.

Për librin folën edhe redaktori Fadil Javori, recensenti Izet Shala, profesori Gëzim Prengzi, si dhe Hamdi Mazreku, Rexhep Hasani dhe dëshmitari Smajl Zogaj.

Vepra përmban rrëfime të të mbijetuarve, dëshmi personale dhe materiale dokumentare, duke trajtuar dëbimin, qëndrimin në Shqipëri, kthimin dhe rindërtimin e jetës pas luftës. Libri u vlerësua si një dokument i rëndësishëm historik dhe një thirrje për kujtesë dhe drejtësi./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Pejës 03 në playoff

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 57:66 ndaj Peja 03 në finalen e parë të Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress. Bashkimi e nisi...

Ankohet Ismet Munishi: “Istogu ish shndërru në Kandahar, kurrë s’kam pa diçka të tillë”

Gjatë ditës së sotme, Liria e Ismet Munishit ishte mysafire e Istogut në Ligën e Parë. Ndeshja u luajt në kuadër të xhiros së 26-të...

Lajmet e Fundit