Hedhja e mbeturinave në Dobërdelan, Muharremaj paralajmëron ndëshkime

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj hedhjes së paligjshme të mbeturinave inerte në fshatin Dobërdelan, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për autorët.

Sipas tij, kjo zonë në fshatin Dobërdelan është pastruar disa herë.

“Por dikush po mendon që situatën e shfrytëzon dhe i shpëton dënimit, me hudhje të mbeturinave inerte, vend e pa vend”, ka deklaruar Muharremaj, raporton PrizrenPress.

Ai ka bërë të ditur se rasti tashmë është identifikuar nga institucionet përkatëse dhe ka kërkuar veprim të menjëhershëm nga autori. “E ftojmë autorin (tash i njohur për institucionet përkatëse) t’i largoj menjëherë dhe natyrisht me mosveprim do ta marrë gjobën e merituar sipas ligjit”.

Duke folur për situatën e përgjithshme, Muharremaj ka theksuar se mbeturinat mbeten shqetësim i përbashkët. “Situata me sasinë e mbeturinave në qytet e kudo në fshatra është ende shqetësim i yni i përbashkët”.

Ai ka përmendur edhe zhvillimet e fundit lidhur me tarifën e shërbimit, duke falënderuar Asamblenë Komunale për vendimin e marrë. “E falënderoj Asamblenë Komunale që dje votoi për ndryshim të tarifës”.

Megjithatë, sipas tij, EKO-Regjioni ka shprehur shqetësime lidhur me këtë vendim. “EKO-Regjioni doli me një njoftim të ri, që çmimi prej 6 euro nuk është i mjaftueshëm për ta menaxhuar përballjen me situatën e re”.

Muharremaj ka theksuar se çështja nuk duhet të politizohet. “Kjo situatë, aspak nuk është politike dhe s’kemi nevojë ta ngarkojmë qytetarin me debate që prodhojnë ndasi të panevojshme”.

Ai ka vlerësuar punën e ndërmarrjes dhe ka kërkuar bashkëpunim për gjetjen e zgjidhjes. “EKO-Regjioni ka bërë punë të shkëlqyeshme gjithmonë dhe mendoj se duhet ta ndihmojmë në gjetjen e zgjidhjes”.

Në fund, kryetari i Suharekës ka bërë thirrje për dialog dhe vendimmarrje të përbashkët. “Unë ju ftoj që bashkë edhe më tutje ta gjejmë zgjidhjen e re… E ftoj Asamblenë Komunale që bashkë ta analizojmë dhe të vendosim për situatën e re”./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit