20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

The Guardian: Muriqi nga dhimbja me Kosovën te hero i Mallorcas ndaj Real Madridit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka marrë vëmendje të madhe nga mediumi prestigjioz “The Guardian” pas paraqitjes së tij vendimtare me RCD Mallorca kundër Real Madridit. “The Gaurdian” i ka kushtuar një shkrim të veçantë Muriqit, duke e përshkruar rikthimin e tij si një histori të fortë emocionale.

“Vedat Muriqi la pas zhgënjimin nga humbja e Kosovës në ‘play-off’-in e Kupës së Botës për të shënuar një gol dramatik në fund, duke tronditur Real Madridin dhe duke kompletuar një kthesë emocionale brenda pak ditësh”, ka shkruar “The Guardian”.

Sipas “The Guardian”, goli i tij në minutat shtesë ishte vendimtar jo vetëm për ndeshjen, por edhe për garën për titull në La Liga. “Goli i tij në kohën shtesë jo vetëm që i siguroi Mallorcas një fitore jetike, por gjithashtu i dha një goditje të rëndë shpresave të Real Madridit për titull, duke nënvizuar rëndësinë e tij për ekipin”, ka shkruar mediumi britanik. Ndërkohë sulmuesi i Kosovës po kalon sezonin me të mirë në karrierë, duke qenë një nga golashënuesit më të dalluar në ligë dhe një faktor kyç për sukseset e Mallorcas, ku artikulli ka theksuar edhe për këtë pjesë duke theksuar rolin e madh që ka Muriqi te Mallorca, gjatë këtij sezoni.

“Muriqi ka mbajtur një pjesë të madhe të barrës sulmuese të Mallorcas këtë sezon, duke shënuar një përqindje të jashtëzakonshme të golave të ekipit dhe duke u treguar i pazëvendësueshëm në luftën për mbijetesë”, ka shkruar “The Guardian”.

Më tutje, “The Guardian” ka shkruar për momentin më emocional të Muriqit, i cili ka ardhur pas ndeshjes, kur sulmuesi i Kosovës nuk i ka mbajtur emocionet.

“I pushtuar nga emocionet pas fishkëllimës përfundimtare, Muriqi ka shpërthyer në lot, një reflektim i dhimbjes dhe presionit që kishte përjetuar në ditët e fundit”, ka shkruar mediumi britanik.

“Pirati” i Kosovës është shumë pranë thyerjes së rekordit historik të golave të klubit të Mallorcas, që mbahet nga Samuel Eto’o.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kryeprokurori Kryeziu: Prizreni ka qenë një ndër rastet me keqpërdorimet më të mëdha me rezultatet zgjedhore

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, duke folur për rastet e manipulimeve me vota, tha se Prizreni ka qenë një prej rasteve...

Përkujtohen dëshmorët Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Me këtë...

Lajmet e Fundit