Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton “Për Malishevën e pastër”.
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
“Sot ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në fshatrat Burim, Astrazup, Pagarushë dhe Guriq”, thuhet në njoftim.
Aksioni po udhëhiqet nga nënkryetari i komunës, Vesel Krasniqi, i cili njëkohësisht drejton edhe taskforcën komunale për mbrojtjen e mjedisit. Në aktivitet kanë marrë pjesë edhe drejtorë komunalë, zyrtarë të tjerë, si dhe njësia e “Eko Regjionit” në Malishevë.
“Kontribut të rëndësishëm në këtë aktivitet po japin edhe bizneset e Komunës së Malishevës”, theksohet më tej, duke shtuar se ato kanë ofruar mbështetje me burime njerëzore dhe makineri për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka theksuar se qëllimi i këtyre aktiviteteve është ndërgjegjësimi dhe ruajtja e ambientit.
“Synimi është që Malisheva të bëhet komuna me ambientin më të pastër në vend”, ka deklaruar Kastrati.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit, duke u bërë pjesë e aktiviteteve të muajit të ambientit.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
