10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

FBK sqaron skenarët: Si vendoset vendi i katërt dhe mbijetesa në Superligë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka dhënë sqarime zyrtare për skenarët e mundshëm në xhiron e fundit të Superliga e Kosovës në basketboll, ku pritet të vendosen pozitat për play-off dhe skuadrat që do të luftojnë për mbijetesë.

Sipas FBK-së, gara mbetet e hapur për vendin e katërt, ku Golden Eagle Ylli dhe Peja janë në garë direkte. Nëse Ylli fiton, atëherë siguron vendin e katërt, ndërsa në rast humbjeje dhe fitoreje të Pejës, pozita i takon skuadrës nga Peja.

Ndërkohë, beteja më e fortë zhvillohet për vendin e gjashtë dhe mbijetesën, ku Sigal Prishtina ka 37 pikë, ndërsa Vëllaznimi dhe Rahoveci 029 kanë nga 36 pikë, raporton PrizrenPress.

FBK ka paraqitur tre skenarë të mundshëm:

Skenari 1: Nëse fiton Vëllaznimi dhe humbasin Prishtina e Rahoveci, renditja do të jetë: vendi i 6-të Vëllaznimi, i 7-ti Prishtina dhe i 8-ti Rahoveci.

Skenari 2: Nëse fitojnë Rahoveci dhe Vëllaznimi, ndërsa humbet Prishtina, atëherë vendi i 6-të i takon Prishtinës, i 7-ti Rahovecit dhe i 8-ti Vëllaznimit.

Skenari 3: Nëse fitojnë të tre skuadrat – Prishtina, Vëllaznimi dhe Rahoveci – atëherë renditja mbetet: vendi i 6-të Prishtina, i 7-ti Rahoveci dhe i 8-ti Vëllaznimi.

Kështu, xhiroja e fundit pritet të sjellë vendime dramatike për renditjen përfundimtare dhe fatin e skuadrave në elitën e basketbollit kosovar./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Lajmet e Fundit