14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Përmbyllet konsultimi publik për Draft-Strategjinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun 2026–2030 në Dragash

Ka përfunduar faza e konsultimit publik elektronik dhe me shkrim për Draft-Strategjinë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2026–2030 në Komunën e Dragashit, ndërsa sot është mbajtur edhe takimi publik për këtë dokument.

Në këtë takim morën pjesë zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të grupeve të interesit, të cilët kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e komunikimit të brendshëm institucional, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet drejtorive dhe sektorëve, si dhe ndërtimin e një kulture të qëndrueshme komunikimi brenda administratës komunale, raporton PrizrenPress.

“U vlerësua se një komunikim i brendshëm funksional dhe efektiv përbën bazën dhe parakushtin kryesor për zhvillimin e komunikimit të jashtëm, duke përfshirë marrëdhëniet me qytetarët, mediat dhe grupet e ndryshme të interesit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Më tej në njoftim thuhet se pas përmbylljes së procedurave të konsultimit publik, Drafti i Strategjisë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2026–2030 do të dërgohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Lajmet e Fundit