14.9 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

P5 në New York, P3 në Prishtinë

Nga Blerim Shala

Rrjedhat politike në vend, të cilat në masë të madhe janë në varësi të datës së fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet ta zgjedhë Presidentin/Presidenten (28 prilli), dhe të një tjetër date, (7 qershori), kur dështimi i kësaj ndërmarrjeje imponon zgjedhjet e reja të parakohshme, ta çojnë mallin e mënyrës se si funksionon Këshilli i Sigurimit i OKB-së në New York.

E dimë që në instancën më të lartë të sigurisë ndërkombëtare, e cila tash e sa vjet nuk është as hija e këtij formulimi dhe këtij mandati, janë 15 shtete anëtare, por ata që çojnë peshë dhe që realisht marrin të gjitha vendimet, apo, edhe i bllokojnë ato, janë pesë. Të ashtuquajturit P5 (Permanent Five), shtetet që përherë janë në Këshillin e Sigurimit: ShBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina.

Për të funksionuar si duhet pra Këshilli i Sigurimit në trajtimin e një çështjeje të veçantë, duhet që të ketë pajtim brenda P5, ose së paku, asnjëri prej këtyre shteteve, nuk duhet ta përdorë të drejtën e vetos.

Në të kundërtën, gjithçka paralizohet në vendimmarrjen e Këshillit të Sigurimit. Ashtu, siç edhe ka ndodhur viteve të fundit. Për shkaqe nga më të ndryshmet. Pos tjerash, sepse Rendi Ndërkombëtar që ka krijuar OKB-në dhe Këshillin e Sigurimit dhe e ka mbajte atë, nuk ekziston më.

Sidoqoftë, nëse këtu kthehemi në këtë rrëmujën tonë politike që është fund e krye ‘Prodhim vendor’, dhe e cila për më shumë, nuk po ndikohet fare nga të gjitha tronditjet ndërkombëtare me pasoja të shumëfishta politike dhe ekonomike të cilat po na godasin gjithnjë e më shumë të gjithë neve, si qytetarë të Kosovës, do të mund të gjejmë ngjashmëritë e mëdha në mes të funksionimit/paralizës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe funksionimit/paralizës së skenës politike të vendit.

Në këto krahasimet tjera, do të mund të thuhet, pa bërë aspak gabim, që ka të ngjarë që një Rend politik në Kosovë që është krijuar me mund të madh për decenie me radhë, është në lëkundje e sipër. Por për këtë temë, një herë tjetër.

Në politikën kosovare nuk janë P5 si në New York, por realisht P3, kur bëhet fjalë për gjasat që megjithatë, ta kemi Presidentin e ri deri në fund të muajit dhe t’i shmangim daljen në votimet e reja, të pestat (nëse këtu përfshihet edhe zgjedhjet lokale), që nga shkurti i vitit të kaluar.

Edhe pse kur flasim për pushtetin qendror/qeverinë, tash e pesë vjet është vetëm P1 (Qeveria e Kryeministrit Albin Kurtit), kur adresohet çështja e Presidentit/ zgjedhjeve të reja, megjithëse dallimet në fuqinë politike janë të matshme, duket botërisht që te tri entitetet kryesore politike në vend, ose Lëvizja ‘Vetëvendosje’, PDK dhe LDK, kanë të drejtën e vetos.

Thënë edhe më troç, nëse këto tri subjekte politike që përbëjnë P3 kosovar, nuk merren vesh për rrugën para në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, nuk do të kemi një epilog të mirë dhe të mbarë (duhet shtuar këtu pa bërë kurrfarë gabimi) deri me 28 prill.

Është pra një varësi evidente brenda P3 në trajtimin e temës së Presidentit.

Nuk ka monopol askush, pa marrë parasysh këtë konfiguracionin aktual politik që konfirmon një epërsi të madhe të partisë së Kryeministrit Kurti, dhe e vetmja mënyrë për t’i dalë matanë një krize të re politike në ardhje e sipër është nëse liderët e këtyre tri subjekteve, do të gjejnë gjuhë të përbashkët duke lënë prapa kështu një zhurmë të përbashkët çoroditëse.

Në anën tjetër, duket që secila prej këtyre tri partive, duke ushtruar të drejtën e vetos në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, njëkohësisht çelë udhë për vazhdimin e theqafjes politike, në trajtë të zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të mbahen, sipas të gjitha gjasave, në qershor.

Kaq e thjeshtë dhe kaq e ndërlikuar është situata në Kosovë.

Marketing

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

I jepet lamtumira e fundit ushtarit të UÇK-së Bajram Ramë Sylejmani në Guri të Kuq

Në fshatin Guri i Kuq të komunës së Rahovec, iu dha sot lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Bajram Ramë Sylejmani, në praninë e...

Lajmet e Fundit