Në vendin e njohur si “Rrezet e Krushës”, në Krushë të Madhe, është shënuar 27-vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi, të cilët ranë më 13 prill 1999 në një betejë me forcat armike.
Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, të cilët bënë homazhe dhe nderuan veprën e tyre.
“Në Rrezet e Krushës, aty ku frymëzimi është i pashtershëm! 27 vjet më parë, në një betejë të përgjakshme me armikun, ranë në logun e nderit, veprimtarët dhe luftëtarët e orëve të para, dëshmorët e kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe”, ka shkruar Latifi, raporton PrizrenPress.

“Sot, me bashkëpunëtorë, me bashkëluftëtarë e me familjarë, nderuam kujtimin e emrit dhe veprën e tyre madhështore, e cila kulmoi më 13 prill 1999, te vendi i rënies, i njohur si Rrezet e Krushës”, thotë më tej ai.
Latifi ka shtuar se “Pesha e gjakut të tyre na obligon të jemi përherë në nivel të lartë të përgjegjësive tona shoqërore e institucionale”, ndërsa ka theksuar se “këto jetë njerëzish të këputura në lulen e rinisë na bëjnë ta duam këtë vend më shumë dhe ta çmojmë e ta forcojmë lirinë që e gëzojmë”.
Në fund, Latifi ka përmbyllur mesazhin e tij me fjalët: “Lavdi dëshmorëve të kombit, Bekim Gashi dhe Dalip Behra!”./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
