Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh sportiv, duke u shpallur kampion i Ligës së Parë të Futsallit për edicionin garues 2025/2026 dhe duke siguruar pjesëmarrjen në gara në Superligën e Kosovës.
Ekipi i Policisë së Kosovës dominoi me rezultat 8:3 dhe ky sukses është rezultat i një pune të vazhdueshme profesionale, përkushtimit maksimal të lojtarëve, stafit teknik dhe mbështetjes institucionale.

Pas përfundimit të ndeshjes, në një atmosferë festive dhe emocionuese, u zhvillua ceremonia solemne e ndarjes së medaljeve dhe Kupës së Kampionit. Medaljet dhe trofeu iu dorëzuan ekipit kampion nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në praninë e zyrtarëve të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës, udhëheqjes së klubit Policia e Kosovës dhe Drejtorisë së Sportit të Komunës së Prishtinës.
Policia e Kosovës shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kanë mbështetur ekipin gjatë këtij rrugëtimi dhe uron që ky sukses të shërbejë si motivim për të gjithë./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
