17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë grupe artistike dhe artdashës nga vise të ndryshme shqiptare.

Në këtë edicion morën pjesë 17 grupe artistike, ndërsa juria profesionale vlerësoi prezantimet artistike dhe ndau çmimet kryesore të festivalit, raporton PrizrenPress.

Çmimin e vendit të parë e fitoi Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gurra” nga Kurbini, vendi i dytë iu takoi Ansamblit “Kastriotët” nga Ferizaji, ndërsa vendi i tretë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Bajram Curri” nga Prishtina.

Po ashtu, çmimi “Muhamet Malësori” iu nda Rilind Krasniqit nga Shtimja, ndërsa çmimi special “Java e Dëshmorëve” i takoi Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Deçani”.

Organizatorët vlerësuan se edicioni i sivjetmë dëshmoi konsolidimin e festivalit si një aktivitet kulturor me karakter kombëtar dhe me rol të rëndësishëm në promovimin e kulturës dhe folklorit shqiptar.

Mbarëvajtja e festivalit, sipas organizatorëve, ishte rezultat i bashkëpunimit të këshillit organizues, banorëve të fshatit Dejnë, institucioneve lokale, ekipeve shëndetësore, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve, medieve dhe të gjithë kontribuuesve të tjerë.

Në kuadër të festivalit janë ndarë edhe mirënjohje, medalje dhe çmime për individë, grupe pjesëmarrëse dhe donatorë që kontribuuan në realizimin e edicionit jubilar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Lajmet e Fundit