Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë.
Finalja e tretë u zhvillua në atmosferë fantastike dhe solli dramë deri në sekondat e fundit, raporton PrizrenPress.

Trepça e mbylli pjesën e parë me dhjetë pikë epërsi, por Bashkimi reagoi fuqishëm në pjesën e dytë dhe arriti të kalojë në avantazh gjatë çerekut të fundit. Megjithatë, mitrovicasit u rikthyen në momentet vendimtare dhe siguruan fitoren e tretë në seri.
Më efikasi te Trepça ishte Kenneth Hasbrouck me 22 pikë, ndërsa paraqitje të mirë pati edhe Dardan Kapiti me 14 pikë e 9 kërcime.
Te Bashkimi u dalluan Shannon Shorter me 25 pikë e 5 kërcime dhe Jalen Riley me 22 pikë.
Ndeshja e katërt e serisë finale zhvillohet sërish në Prizren, ku Bashkimi do të kërkojë fitoren e parë për të mbetur në garë, ndërsa Trepça synon ta mbyllë serinë dhe të shpallet kampione e Kosovës./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
