Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
Në promovim mori pjesë ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila tha se libri, i përgatitur nga Federata Evropiane e Guidave Turistike, sjell praktika bashkëkohore për interpretimin e trashëgimisë kulturore dhe fuqizimin e guidave turistike si ambasadorë të kulturës.

Bogujevci theksoi se Muzeu i Hidroelektranës, i funksionalizuar për publikun nga Ministria e Kulturës, po shndërrohet në një hapësirë të rëndësishme edukimi dhe promovimi të trashëgimisë kulturore.
“Muzeu i Hidroelektranës, i funksionalizuar për publikun nga Ministria e Kulturës, po shndërrohet në një hapësirë të rëndësishme edukimi dhe promovimi të trashëgimisë kulturore”, ka deklaruar ajo./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
