Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së në Prizren, ku është diskutuar për organizimin dhe aktivitetet në terren gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas Selmanajt, fokusi i takimit ishte koordinimi i punës në mënyrë që fushata të arrijë tek çdo familje dhe qytetar.

“Sot zhvilluam një takim të përbashkët me kandidatët për deputet nga Dega e LDK-së në Prizren, ku diskutuam për organizimin dhe punën që duhet ta bëjmë në terren, në mënyrë që fushata jonë të arrijë tek çdo familje dhe çdo qytetar”, ka deklaruar ai, raporton PrizrenPress.

Selmanaj theksoi se LDK-ja do ta vazhdojë fushatën me energji, përkushtim dhe vizion të qartë për Kosovën.

“Me energji, përkushtim dhe vizion të qartë për Kosovën, vazhdojmë rrugëtimin tonë bashkë në mbështetje të LDK-së”, ka theksuar ai.

Selmanaj shtoi se Prizreni gjithmonë është rreshtuar në anën e vlerave dhe përgjegjësisë, duke kërkuar mbështetje për përfaqësim dinjitoz dhe vazhdim të punëve për qytetarët.

“Prizreni gjithmonë ka ditur të rreshtohet në anën e vlerave, punës dhe përgjegjësisë. Me mbështetjen tuaj, do të vazhdojmë të sjellim përfaqësim dinjitoz dhe punë të mira për qytetarët tanë. Bashkë për Kosovën, për punë të mira”, u shpreh ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Lajmet e Fundit