Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress.
Skuadra prizrenase e nisi furishëm takimin dhe e vendosi fatin e ndeshjes që në pjesën e parë. Dijar Nikqi realizoi për 0-1 në minutën e 7-të, ndërsa Useini dyfishoi epërsinë vetëm pak minuta më vonë. Dominimi i Lirisë vazhdoi me golin e Albion Kurtajt për 0-3, derisa Nikqi realizoi edhe një herë tjetër për 0-4. Në vazhdim, Ademi vulosi “manitën” për 0-5.
Në pjesën e dytë, Dinamo arriti të shënojë golin e nderit përmes kapitenit Enhar Cakolli, pas një penalltie të humbur nga Sokol Kiqina, por pa mundur të ndryshojë fatin e sfidës.

Pas përfundimit të javës së fundit në Raiffeisen Liga e Parë, Vushtrria u shpall kampione me 75 pikë, ndërsa Feronikeli 74 siguroi po ashtu ngjitjen direkte në Superligë me 74 pikë.
Liria dhe Dinamo e mbyllën kampionatin me nga 71 pikë dhe do të luajnë në playoff, ndërsa Vëllaznimi, pavarësisht 70 pikëve, mbeti jashtë garës për ngjitje në elitë./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
