Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.
E një prej skuadrave që po monitoron situatën e Muriqit, po del të jetë Real Madridi, që po e sheh profilin e “Piratit” të ndryshëm prej profileve tjera që i ka në dispozicion.

Edhe pse Mallorca nuk arriti të sigurojë mbijetesën, Muriqi tashmë ka rënë në dy me paraqitjet e tij individuale në sezonin 2025/26.
Ai e mbylli sezonin me 23 gola të shënuara dhe ishte në garë për trofeun Pichichi si golashënuesi më i mirë deri në xhiron e fundit, por përfundoi prapa francezit Kylian Mbappe që realizoi 25 gola në kampionat.
Muriqi nuk pritet të luajë në kategorinë e dytë të Spanjës dhe te Mallorca po mendojnë për shitjen e tij, ndërsa interesimi i Real Madridit për 32-vjeçarin po rritet gjithnjë e më shumë.
Te Reali po e shohin Muriqin si të nevojshëm për ta thyer bllokun e mbrojtjes kundërshtare, pikë në të cilën madrilenët kanë dështuar në sezonin e sapopërfunduar.

Me një fjalë, Muriqi është i fortë në ajër, dominues në aspektin fizik dhe i shkëlqyer me shpinën nga porte, duke ofruar prani të fortë në zonën e penalltisë.
Gjithashtu, transferimi i Muriqit nuk do të kërkonte investim të madh për Real Madridin duke pasur parasysh përvojën e tij të madhe në La Liga.
Muriqi ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2029, ndërsa Galatasaray, Fenerbahçe, Barcelona e Charlotte FC, mbeten ekipet e interesuara për shërbimet e tij.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren